Fjalë Kyçe

Dogana në aksion, bastisen 30 lokacione me mallra të kontrabanduara

Dogana në aksion, bastisen 30 lokacione me mallra të kontrabanduara

Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit ka filluar një aksion të madh në kuadër të përpjekjeve për luftimin e krimit te organizuar dhe kontrabandës.

Dogana e Kosovës ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarre një operacion kontrolli në 30 lokacione te ndryshme ne pronësi të 17 personave të dyshuar për kontrabandë.

Operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës dhe Ferizajt.

Nga raportimet e para vërehet se zyrtaret kane hasur në mallra të kontrabanduara.

“Në përfundim të operacionit, do te ju njoftojmë me rezultatet”, thuhet në komunikatën e doganës së Kosovës./Gazeta Alo/