Deputeti socialist serb Zvonko Steviq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pasi në rrjetet sociale është shfaqur një video ku ai shihet duke shikuar një film pornografik gjatë seancës për Kosovën.
Kurse, kryetari i Bordit Ekzekutiv të SNS-së, Darko Glishiq, tha sot se nuk përjashton që zgjedhjet të mbahen shumë shpejt dhe i tha SPS-së se SNS nuk është më një “dele që mund ta qethin” dhe po sillen si më parë.
Glishiq ka thënë për “Happy TV” se në kohën kur Vuçiqin e “kapnin” në Parlament, deputeti socialist i Graçanicës, Zvonko Steviq ishte duke parë një film porno dhe se në seancën për Kosovën “të gjithë treguan fytyrën dhe anën e tyre, se kush është i prirur ndaj dhunës dhe kush nuk dëshiron të shikojë një film porno”, raporton Danas, përcjell Klankosova.tv.
Steviq shihet në një video të publikuar në Twitter teksa e ka vendosur telefonin nën tavolinë për të parë filmin derisa është diskutuar për Kosovën.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga SPS lidhur me pamjet e publikuara.
Steviq ka shërbyer si deputet në Parlamentin e Serbisë për gjashtë mandate.