Fjalë Kyçe

Drama që vijon në Belgjikë: Snajperisti që kërkon të vrasë kryevirologun

Drama që vijon në Belgjikë: Snajperisti që kërkon të vrasë kryevirologun

Për gati tre javë, virologu kryesor belg ka jetuar në një shtëpi të sigurt me gruan dhe djalin e tij 12-vjeçar,duke u ruajtur nga agjentët e sigurisë.

Konkretisht, edhe pse shkencëtarët në të gjithë botën kanë qenë në shënjestër të shumë njerëzve gjatë kësaj pandemie, kërcënimi për Profesor Marc Van Ranst është më serioz se shumica.

Profesori u vu në shënjestër të një instruktori radikal i qitjes, ushtarak Jürgen Conings, i cili, i armatosur me një snajper, mitraloz dhe raketë-hedhës, u është larguar policisë dhe ushtarëve belgë për tre javë.

“Kërcënimi është shumë i vërtetë,” i tha Van Ranst BBC nga shtëpia e tij e sigurt ndërsa ai rijetoi natën që ai dhe familja e tij u fshehën më 18 maj.

“Ish-ushtari, i armatosur rëndë, ishte në rrugën time për tre orë, mu para shtëpisë sime, duke pritur që unë të kthehesha nga puna.”

Atë natë, sipas policisë, Conings mori armët dhe u drejtua drejt shtëpisë së profesorit.

Marc Van Ranst zakonisht kthehet nga puna në një kohë kur Conings e priste. Por atë ditë, ai u kthye herët nga puna dhe ishte brenda me familjen e tij.

“Fatkeqësisht, ai është një snajper i stërvitur dhe me furnizime ushtarake” tha ai, duke shtuar: “Por unë nuk kam frikë, thjesht e marr me lehtësi”.

Profesori aktualisht nuk është në gjendje të dalë jashtë ose t’i afrohet dritareve.

“Ne nuk kemi frikë”, përsërit ai.

“Ne thjesht jemi të kujdesshëm. Dhe 12-vjeçari im, djali im Milo, është mjaft i guximshëm. Ajo që më zemëron është se djali im ka qenë brenda për gati tre javë. Këtë unë me të vërtetë e urrej.”

Kush është njeriu në arrati?

Autoritetet belge e kanë përshkruar Jürgen Conings si një njeri shumë të rrezikshëm që dëshiron të përdorë dhunë. Ai ishte tashmë në listën e terroristëve në Belgjikë për shkak të besimeve të tij politike të ekstremit të djathtë. Kur ai u zhduk nga kazermat, nuk kishte asnjë dyshim se virologët ishin shënjestra e tij.

“E ashtuquajtura elitë politike dhe tani virologët po vendosin se si duhet të jetojmë unë dhe ti,” shkroi ai.

“Ata mbjellin urrejtje dhe zhgënjim. Unë nuk mund të jetoj me gënjeshtra.”