Fjalë Kyçe

Drecun: Çfarë po bisedojnë diplomatët e ShBA-së me shqiptarët e Kosovës

Drecun: Çfarë po bisedojnë diplomatët e ShBA-së me shqiptarët e Kosovës

Nga politikanë të Beogradit po kërkohet që SHBA-ja ta sqarojë pozicionin që e ka ndaj Kosovës.

Këtë “sqarim” e ka kërkuar sot Milovan Drecuni, kryetar i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, transmeton Koha.net .

Drecun ka thënë se qartësimi i pozicionit të SHBA-së ndaj Kosovës është me shumë rëndësi: A e do SHBA-ja zgjidhjen me kompromis apo do të vazhdojë presionet që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për televizionin publik të Serbisë (rts) ai ka thënë se “sjellja e tillë shqiptarëve është rezultat i pozicioni të SHBA-së duket të jetë i pjesërisht i fshehtë dhe ne nuk mund ta dimë se çfarë flasin diplomatët amerikanë me shqiptarët në Kosovë”.

“Në shikim të parë çdo gjë është e qartë, por në fakt po krijohet konfuzioni në opinion dhe po bëhet presion tek autoritetet në Beograd, ndërsa shqiptarët po e bëjnë lojën politike në relacionin Haradina j- Thaçi me qëllimin që dialogu të shtyhet”, citohet të ketë thënë Drecun.

Sipas tij pozicioni i Rusisë dhe i Kinës, sikur dhe ai i Britanisë së Madhe e Gjermanisë për Kosovën, është krejtësisht i qartë, ndërsa këtë qartësi duhet ta tregojë edhe SHBA-ja.