Fjalë Kyçe

Drejtori i “American Airlines”, agjëron në nderim të punonjësve myslimanë

Drejtori i “American Airlines”, agjëron në nderim të punonjësve myslimanë

Drejtori i Përgjithshëm i “American Airlines”, Doug Parker, thotë se ai u bashkua me një agjërim të Ramazanit në përpjekje për të nderuar punonjësit myslimanë të transportit, raporton Forbes, transmeton Klan Kosova.

Parker përmes një postimi në LinkdIn tha se agjëroi për 15 orë, nga ora 5:30 e mëngjesit deri në ora 8:30 pasdite.

“E enjte, pa ushqim dhe pije – madje as ujë”, ka shkruar ai.

Parker tha se kishte pranuar një ftesë nga Grupi i Burimeve të Biznesit të Punonjësve Myslimanë të Amerikës, i cili “ftoi jomyslimanët në Amerikë të agjërojnë për unitet më 29 Prill”.

“Unë mund t’ju them se isha i uritur – dhe me të vërtetë i etur – nga 8:30 e natës,” tha Parker.

“Kjo më dha respekt të jashtëzakonshëm për anëtarët e ekipit tonë mysliman, për angazhimin e tyre dhe për besimin e tyre.”