Fjalë Kyçe

Drejtori i spitalit përjashton nga puna brenda ditës 12 fizioterapeutë

Drejtori i spitalit përjashton nga puna brenda ditës 12 fizioterapeutë

Xhevdet Shoshi, pronar dhe drejtor i Spitalit Special të Terapisë Fizikale dhe Rehabilitimit “ONIX” SPA. L.L.C në Banjë të Pejës ka larguar nga puna 12 fizioterapeutë.

Këtë vendim ai e ka marrë dje, pas një pakënaqësie që mjekët kanë shfaqur për pagat e tyre.Lajmi.net ka mësuar se, para tri ditësh stafi i fizioterapeutëve i kanë drejtuar atij një kërkesë ku kanë shprehur pakënaqësitë lidhur me kuotën e lartësisë se përcaktuar të pagës vetëm prej 2.50 E/h, me rastin e marrjes se vazhdimit të kontratave të punës në muajin shkurt të këtij viti, e cila paguhet për normën e plotë të orarit të punës, e të cilën lartësi e kanë konsideruar të ulët, jo reale dhe joproporcionale në raport me punën dhe angazhimin fizik dhe profesional.

Ata kanë kërkuar që kuota e pagesës të rritet nga 2.50 E/h në 3.50 E/h.Po ashtu, ata kanë shprehur edhe disa kërkesa të tjera.Lajmi.net ka mësuar se para dy ditësh, drejtori Shoshi ka vendosur të mbajë një mbledhje, por që më pas ka refuzuar kërkesat e tyre.Në shenjë pakënaqësie ata gjatë ditës se djeshme kanë hyrë në një grevë, duke e bojkotuar punën. Por, disa nga mjekët janë tërhequr nga greva.

I gjendur në këtë situatë, drejtori ka vendosur që pa asnjë arsyetim, në kundërshtim me kontratën e tyre të punës t’i largojë menjëherë 12 prej tyre nga puna.Lajmi.net nuk ka mundur që të marrë një perigje gjatë ditës së sotme nga drejtori Shoshi.

Më poshtë mund të shihni kërkesën e mjekëve që ia kishin drejtuar drejtorit Shoshi.