Fjalë Kyçe

Drejtori i “Trepçës” në veri thotë se nuk do ta zbatojë asnjë ligj që vjen nga Qeveria e Kosovës

Drejtori i “Trepçës” në veri thotë se nuk do ta zbatojë asnjë ligj që vjen nga Qeveria e Kosovës

Drejtori i “Trepçës” në veri, Jovan Dimkiq, ka siguruar punëtorët dhe serbët e pjesës veriore të Mitrovicës dhe të veriut të vendit se asnjë ligj për “Trepçën” nuk do të zbatohet në veri, sepse “në atë mënyrë shuhet kombinati në pjesën veriore, i cili siguron të ardhura për 3 mijë punëtorë.

Miratimi i statutit të “Trepçës” dhe regjistrimi i ndërmarrjes si shoqëri aksionare (80 për qind të aksioneve Qeveria e Kosovës dhe 20 për qind punëtorët e “Trepçës”) ka shqetësuar menaxhmentin e “Trepçës – Veri” dhe punëtorët e pjesës veriore.

Drejtori i “Trepçës” në veri, Jovan Dimkiq, ka siguruar punëtorët dhe serbët e pjesës veriore të Mitrovicës dhe të veriut të vendit se asnjë ligj për “Trepçën” nuk do të zbatohet në veri, sepse “në atë mënyrë shuhet kombinati në pjesën veriore”, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Ai ka shtuar se duhet gjetur një zgjidhje, sepse prej “Trepçës” varet ekzistenca e mbi 35 për qind të serbëve të Kosovës.