Fjalë Kyçe

Drita e shkeli Feronikelin, fiton edhe Ballkani, barazojnë Drenica e Gjilani

Drita e shkeli Feronikelin, fiton edhe Ballkani, barazojnë Drenica e Gjilani

Janë mbyllur tri ndeshjet që u zhvilluan të shtunën në Superligën e Kosovës në futboll, e që i takojnë xhiros së 19-të.

Drita e ka shkelur Feronikelin që po luan me të rinj, duke e mundur 7-0. Tri gola I realizoi mesfushori Hamdi Namani, derisa shënuan edhe Muja, Tahiri, Ajzeraj dhe Simonovski.

Në anën tjetër, Drenica ka marrë një pikë në shtëpi përballë Gjilanit, që ishte kampion i stinorit vjeshtor, sfidë kjo që u mbyll 1-1.

Sfida tjetër u zhvillua në mes të Ballkanit dhe Dukagjinit.

Vendasit arritën që të realizojnë katër gola në shtëpi, sfidë që u mbyll 4-1, raporton Express.

Renditja:

1352414797