Fjalë Kyçe

Dua Lipa fiton çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në NRJ Music Awards

Dua Lipa fiton çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në NRJ Music Awards

Ceremonia e ndarjes së çmimeve NRJ Music Awards është rikthyer këtë vit në Francë, duke shpërblyer artistët ndërkombëtarë për arritjet muzikore.

Në mesin e fitueseve ishte edhe ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa.

Ylli i hitit “Levitating”, ka fituar çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në edicionin e sivjetmë të NRJ Music Awards.

“Faleminderit dashuritë e mia”, ka shkruar Dua në një postim në InstaStory, ku bëhej i ditur lajmi për çmimin e radhës për artisten e njohur.NRJ Music Awards sjellë së bashku disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës franceze dhe artistët ndërkombëtar çdo vit. Fituesit zgjedhën përmes votave të publikut, përcjell telgrafi.

Ndërkohë, Dua nuk ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, këngëtarja së fundi është rikthyer në shtëpinë e saj në Londër.