Fjalë Kyçe

Dua Lipa, këngëtarja femër më e dëgjuar

Dua Lipa, këngëtarja femër më e dëgjuar

Dua shënoi tjetër sukses në karrierën e saj si këngëtare.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të numërojë suksese të reja në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundi me anë të një postimi tregoi sukseset e reja në karrierë, me të cilat po lë pas shumë emra të njohur të industrisë së muzikës.

Në postimin që e shpërndau Dua bëhet e ditur se ajo është bërë artistja më e dëgjuar femër aktualisht në Spotify dhe e treta në përgjithësi.