Fjalë Kyçe

Dua Lipa sjell një hit me pamje të anijes Titanik

Dua Lipa sjell një hit me pamje të anijes Titanik

Dua Lipa ka publikuar pjesën e dytë të albumit të saj shumë të suskeshëm, Future Nostalgia dhe njërës prej këngëve të reja ia ka realizuar edhe videoklip.

Pas suksesit të madh me albumin e saj ‘Future Nostalgia’, Dua Lipa pas shumë paralajmërimeve ka postuar edhe një pjesë të dytë të këtij albumi, ku përfshin edhe katër këngë të reja të padëgjuara më parë.

E një nga këngët ka titullin “We’re Good”, të cilën e ka publikuar edhe me një videoklip mjaft interesant, shkruan Gazeta Express.

Këngëtarja shfaqet si performuese në mbrëmjet e darkave luksoze që mbaheshin në anijen e famshme të ‘Titanic’ derisa klasa e pasur hanin ushqime deti e pinin verëra luksoze.

Dua me anë të videoklipit tregon anën tjetër të ngjarjes para dhe pas fundosjes së anijs.

Lipa gjithashtu ka publikuar në album këngë të reja me tituj: “Not my problem”, “If it ain’t me” dhe “That kind of woman”.