Një koncert humanitar, me fushatë vetëdijësuese për parandalimin dhe luftimin e kancerit të gjirit do të mbahet më 29 tetor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Eventi ka për qëllim ngritjen e fondeve gjegjësisht grumbullimin e 20 mijë eurove për implementimin e një projekti me qëllim vetëdijësues, e që ky projekt do të monitorohet nga “Have Hope Kosova”.
Financimi i projektit do të bëhet nga shitja e biletave, derisa bizneset dhe artistë të shumtë do të kontribuojnë në grumbullimin e fondeve.
“Misioni i organizatës “Have Hope” është të ndihmojë njerëzit që janë të prekur nga kanceri dhe familjet e tyre, duke ofruar mbështetje emocionale dhe praktike në mënyra të ndryshme”, ka thënë nga organizata.
Me moton, “Duaje jetën, ashtu siç e dua unë!”, koncerti humanitar mbledh emra të mëdhenj të artit klasik, sikurse Ansamblin Zanat, sopranon Zana Abazin, si dhe pianisten Pranvera Hoxhën.
Bileta për këtë koncert që mbahet në Sallën e Atelies në Pallatin e Rinisë, kushton vetëm 20 euro.