Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka dërguar mesazh urimi presidentit të FFK-së, Agim Ademi me rastin e 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shkruan GazetaAlo.
Mesazhi i plotë i presidentit të FSHF-së
I nderuar populli i Kosovës, i nderuar z.Ademi!
Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të të gjithë anëtarëve të familjes së madhe të futbollit shqiptar, urimet më vëllazërore për këtë ditë të shënuar, festën e Pavarësisë.
Prej 11 vitesh si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova tashmë, që nga viti 2016 është edhe pjesë e familjes europiane dhe botërore të futbollit, si anëtare me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.
Marëdhëniet tona vëllazërore dhe institucionale janë dhe do të jenë në nivelet maksimale të bashkëpunimit.
Së bashku me urimet më të mira për ju, anëtarët tuaj, dhe gjithë popullin e Kosovës, ju lutem zoti Ademi pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë. /GazetaAlo
Përzemërsisht,
Armand Duka