Fjalë Kyçe

Dy gazetarë fatlumë i shpëtojnë vdekjes në Ukrainë

Dy gazetarë fatlumë i shpëtojnë vdekjes në Ukrainë

Dy reporterët e luftës, Emil Filtenborg dhe Stefan Weichert, kanë mbetur të plagosur teksa po raportonin për luftën në Ukrainë.

Korrespondentët danezë për ‘Daily Beast’ po vozisnin afër qytezës së Ohtyrkës, diku 60 milje larg Kharkivit, kur plumbat vërshuan veturën e tyre.

Ashtu të përgjakur, ata kishin arritur të largohen me veturë, megjithëse kishin marrë plagë në supe, ndonëse për fatin e tyre të mirë ata po bartnin jelekë antiplumb.

Ata ia kanë dalë që të shkojnë në spital, ku edhe do të operohen të dielën./KK