Dy gra kanë marrë lëndime trupore mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30 në ashensorin e një banese në Vushtrri.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, rasti është iniciuar dhe hetohet për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Vushtrri 22.07.2024, 22:38 në rrugën ’Ismajl Qemajli’, Vushtrri. Është raportuar se dy viktimat, kanë pësuar lëndime në ashensor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ “, ka thënë Zahiti.