Fjalë Kyçe

Dy motrat binjake vdesin brenda tri ditësh pasi u prekën nga Covid-19

Dy motrat binjake vdesin brenda tri ditësh pasi u prekën nga Covid-19

Dy motra binjake kanë vdekur brenda tri ditëve nga njëra-tjetra pasi dolën pozitive për koronavirus. Infermierja e fëmijëve Katy Davis, 37 vjeçare, vdiq të martën në Spitalin e Përgjithshëm Southampton. Kurse binjakja identike Emma, po ashtu infermiere, vdiq në të njëjtin spital herët në mëngjes të premten.

Motra e tyre, Zoe, tha: “Ato gjithmonë thoshin se kishin ardhur në botë së bashku dhe do të dilnin së bashku”. Ajo tha se motrat jetonin së bashku, dhe kohën e fundit kishin pasur shëndet jot ë mirë për ca kohë.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar sa të veçanta ishin”, tha ajo. “E tëra ajo që ato donin të bënin ishte të ndihmonin njerëzit e tjerë. Që kur ishin fëmijë … ato donin të ishin mjeke dhe infermiere dhe bënin sikur kujdeseshin për kukullat e tyre. Ato u dhanë gjithçka pacientëve për të cilët kujdeseshin. Ato ishin të jashtëzakonshme.”

Katy, e cila punoi në Spitalin e Fëmijëve Southampton, u testua pozitive për Covid-19 pas pranimit në spital dhe vdiq të martën në mbrëmje.

Paula Head, shefi ekzekutiv i Spitalit Universitar Southampton, tha: “Katy është përshkruar nga kolegët e saj … si një infermiere e cila do të jetë frymëzim për njerëzit e tjerë që do të aspirojnë të jenë si ajo e për të cilën infermieria ishte më shumë sesa thjesht një punë për të.

“Në emër të të gjithëve këtu … përfshirë pacientët tanë dhe komunitetetin ku ne shërbejmë, unë do të doja t’i ofroja ngushëllimet tona të sinqerta familjes së saj.”

Kolegji Mbretëror i Infermierisë tha: “Ajo është përshkruar si një infermiere e përkushtuar dhe vetëmohuese që kishte kohë për të gjithë që të ndajë aftësitë dhe njohuritë e saj për të siguruar një kujdes të shkëlqyeshëm për pacientin.”

Emma Davis kishte punuar në të njëjtin spital si motra e saj në njësinë e kirurgjisë kolorektale për nëntë vjet deri në 2013. Në një mesazh për stafin, oficeri kryesor i infermierisë Gail Byrne tha: “Ajo kishte të njëjtën gjendje themelore shëndetësore si Katy dhe kishte qenë me shëndet të rënduar qysh para pranimit të saj kur ajo doli pozitive me Covid-19.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar se sa shkatërruese dhe tragjike është kjo për familjen dhe të gjithë ata që i njihnin. Ema është përshkruar si një infermiere e shkëlqyer që ishte e qetë dhe gazmore si dhe një drejtuese e mirë. Ajo ishte shumë e pëlqyer nga të gjithë dhe ishte një pjesëtar i vlefshëm i ekipit tonë”.