Për shkak të numrit të madh të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit shkollor, në Kamenicë dy shkolla kanë kaluar në mësimin online.
Përmes një njoftimi në Facebook, Komuna e Kamenicës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shkollat fillore “Dëshmorët e Kombit” dhe “Fan S. Noli”.
NJOFTIM
Për shkak të numrit të madh të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit shkollor, në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së, shkollat:
*SHFMU “Dëshmorët e Kombit” – Kamenicë dhe
*SHFMU “Fan S. Noli”- Kamenicë
Nga e hëna do të zhvillojnë mësimin në formën online, deri në përmirësim të gjendjes.
Ju lutem, respektoni rregullat e Institutit.
Mbroni veten dhe të tjerët!
VAKSINOHUNI!