Fjalë Kyçe

Dy të arrestuarit në Zvicër ishin bashkëpunëtorë të Fejzullahit, para sulmit ata edhe ishin takuar

Dy të arrestuarit në Zvicër ishin bashkëpunëtorë të Fejzullahit, para sulmit ata edhe ishin takuar

Dy zviceranë, njëri 24 vjeçar dhe një tjetër 18 vjeç janë arrestuar sot në Winterthur të Zvicrës në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë të Austrisë.

Të dy të arrestuarit dyshohet se kishin pasur lidhje me Kujtim Fejullahin, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut që kreu sulmin dje në kryeqendrën austriake, shkruan lajmi.net.

E në lidhje me arrestimin e të lartërpërmendurve ka folur ministrja zvicerane e Drejtësisë, Karin Keller Sutter.

Ky i fundit për mediat në Austri ka thënë se dyshohet që të arrestuarit janë “kolegë” të Fejzullahit.

Madje sipas dyshimeve, të dy ata ishin takuar me shqiptarin nga Maqedonia.

Të dyshuarit zviceranë, nga autoritetet e drejtësisë janë përshkruar si persona të cilët kishin pasur më herët vepra penale që kanë të bëjnë me terrorizmin.

Arrestimi i tyre u krye më herët gjatë ditës në bashkëpunim të policisë austriake me atë zvicerane.