Fjalë Kyçe

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani ka thënë se dy të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor në qendrën emergjente në Spitalin e Gjilanit.

“Rreth orës 08:00 në aksin rrugor Viti-Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira një kamion dhe një automjet. Si pasojë e këti aksidenti lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë duke marrë tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Spitalin e Gjilanit. Hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të rastit”, tha Osmani.