Fjalë Kyçe

Dy të mitur në Prishtinë e Viti vdiqën të shtunën, në njërin rast dyshohet për vetëvrasje

Dy të mitur në Prishtinë e Viti vdiqën të shtunën, në njërin rast dyshohet për vetëvrasje

Një vajzë 15-vjeçare dhe një djalë 12-vjeçar kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Siç ka bërë të ditur Policia, 15-vjeçarja dyshohet se mbrëmjen e së shtunës ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

E njëjta, është dërguar në QKUK porse nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra.

Policia nuk ka bërë të ditur rrethanat e kësaj ngjarjeje, por ka konfirmuar se ka nisur punën në zbardhjen e tyre.

E po ashtu të shtunën një 12-vjeçar në Viti dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.

Ngjarja, siç ka konfirmuar Policia, dyshohet që ka ndodhur të shtunën në një serrë në fshatin Dobresh të Vitisë, ku edhe është gjetur i vdekur.

Organet e rendit bëjnë me dije se mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor në Viti ka pranuar një informatë nga emergjenca ku kanë njoftuar se në fshatin Drobesh, Komuna Viti një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje dhe një ekipë e tyre gjenden në vend ngjarje. Njësitet patrulluese ju kanë përgjigjë rastit, mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës (2009). Me urdhër te prokurorit kufoma dërgohet për obduksion në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrethana dhe motive akoma te panjohura për momentin, rasti vazhdon të hetohet nga njësia e hetimeve rajonale në Gjilan, dhe për momentin trajtohet si vdekje e dyshimtë”, ka thënë tutje Policia.