Kosova është tronditur nga dy vrasje që kanë ndodhur brenda ditës.
Të dy rastet kanë ndodhur në Suharekë, teksa në vrasjen e dytë, raportohet se pas një konflikti familjar, viktima është qëlluar për vdekje nga vëllau i tij, shkruan lajmi.net.
Rasti ka ndodhur në fshatin Studençan të Suharekës.
Në ndërkohë, në lidhje me këto raste, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi
Ai ka bërë të ditur se konferenca do të mbahet me fillim nga ora 15:00.
Kujtojmë se kjo është vrasja e tretë brenda javës që ka ndodhur në Kosovë.