Qeveria do të mbajë sot mbledhjen e radhës e ku në rend dite janë 11 pika, shkruan Gazeta Express.
Mbledhja do të mbahet nga ora 10:00.
Në rend dite është shqyrtimi I propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023 (ZKM).
Poashtu, në Qeveri sot do të shqyrtohet Projekt-udhëzimi Administrativ për Masat e Duhura Parandaluese dhe Mbrojtëse për ndalimin e Pjesëmarrjes së Fëmijëve në Klubet e Natës dhe hapësirave tjera të ngjashme (MPB).