Në rrethana të panjohura në dy raste të ndryshme ka pasur zjarr dhe persona të lënduar.
Në rastin e parë në fshatin Jazincë të Shtërpcës, dje një viktimë mashkull e komunitetit serb ka pranuar trajtim mjekësor pasi që në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një dhomë e shtëpisë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti mbetet të hetohet.
Në rastin tjetër, në fshatin Sverkë të Pejës, po ashtu dje rreth orës 11:50, viktima e komunitetit shqiptar mashkull, ka raportuar se në rrethana të panjohura stalla e tij është përfshirë nga zjarri. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për lëndieme në njerëz ndërsa rasti vazhdon të hetohet, njofton Policia e Kosovës./GazetaAlo/