Fjalë Kyçe

Dyshohet se janë vjedhur gurët e siguruar në Hënë nga ‘Apollo 11’

Dyshohet se janë vjedhur gurët e siguruar në Hënë nga ‘Apollo 11’

Mostrat e shkëmbinjve të hënës mund të jenë vjedhur dhe të jenë shitur në tregun e zi, paralajmëruan shkencëtarët pas misionit Apollo 11.

Shqetësimi beri që NASA të kërkonte që pluhuri dhe shkëmbinjtë e marra nga sipërfaqja hënore të mbaheshin nën dry kur ata dolën publikisht në Britani.

Kjo është vetëm një nga procedurat e ndërlikuara dhe të vështira që janë zbuluar kur u afrua 50 vjetori i uljes në Hënë.

Pasi mostrat e Apollo 11 u bartën përsëri në Tokë dhe NASA kishte marrë ato, mostrat u dërguan në të gjithë botën për të vazhduar punën shkencore dhe për të siguruar marrëdhënie të mira diplomatike.

Dr Grenville Turner mori një nga 16 mostrat të hënës për grupet kërkimore në MB. Sipas 82-vjeçarit, NASA insistoi se kasaforta u përdor për të ruajtur fragmente dhe dërguan në një vizitë personelin e sigurimit për t’u siguruar që ato ishin duke u trajtuar në mënyrë të përshtatshme, nga shqetësimet që mund të tregtohen ilegalisht.

Megjithatë, dyshimet e disa shkencëtarëve konsistojnë në atë se disa nga materialet e siguruara nga Hëna mund të jenë vjedhur dhe të jenë shitur në treg ilegal.