Fjalë Kyçe

E çka nëse ndodhë kështu: Sëmundja e cila po prek njerëzit me të madhe

E çka nëse ndodhë kështu: Sëmundja e cila po prek njerëzit me të madhe

Shumë njerëz vuajnë nga ankthi paraprak, që do të thotë se ata ndihen keq për atë që presin të ndodhë. Dyshime këto që  janë gjithmonë negative, të karakterizuara nga frika dhe pasiguria, shkruan Gazeta Metro.

Sipas psikologjisë, një nga arsyet kryesore është nevoja për të mbajtur gjithçka nën kontroll. Personi që ka frikë nga e ardhmja, duke e parë atë pashpresë e të zezë, nuk mund ta lërë veten të shkojë, të rrjedhë bashkë me jetën.

Për të parandaluar që diçka e keqe të ndodhë, ata shmangin situatat që konsiderohen në rrezik: problemi është se shpesh i konsideron rrethanat plotësisht normale, si të rrezikshme. Ankthi paraprak e bën jetën një ferr të vërtetë, sepse bllokon çdo iniciativë.

Të jetuarit në një gjendje të vazhdueshme frike, shqetësimi, ankthi nuk është e lehtë dhe nuk është e lehtë as të largohesh nga ky rreth vicioz i mendimeve negative. Edhe për shkak se mund të ketë një motivim cerebral, për shkak të një strukture neurologjike që nuk toleron, në rastin e njerëzve me këtë lloj ankthi, situata të pasigurta.

Sa për simptomat e çrregullimit, përveç mendimeve obsesive, ju mund të përjetoni djersitje, dhimbje stomaku, takikardi, sulme paniku.