Një infermiere kanadeze që u infektua me coronavirus muaj më parë, ka rezultuar tetë herë pozitive në 50 ditët e fundit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më 30 mars, Tracy Schofield nga Ontario, filloi të përjetojë simptoma të tillla si ethe dhe gulçim.
Të nesërmen ajo u testua për herë të parë për COVID-19, dhe doli pozitive.
Schofilet, 49 vjeçe, kaloi dy javë në izolim, por testi i saj i dytë doli përsëri pozitiv, dhe që atëherë edhe gjashtë herë rezultoi pozitive me coronavirus.
Ndërkohë mjekët i thanë nënës së tre fëmijëve se nuk besojnë se ajo mund ta infektojë dikë, por që nuk kanë përgjigje konkrete për rezultatin e saj.