Fjalë Kyçe

E dhimbshme: Coronavirusi shuan një familje katëranëtarëshe në Itali, brenda një jave

E dhimbshme: Coronavirusi shuan një familje katëranëtarëshe në Itali, brenda një jave

Një familje italiane prej katër anëtarëve pa kushte shëndetësore themelore kanë gjetur të gjithë vdekjen nga coronavirusi – në të njëjtën javë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Alfredo Bertucci, 86 vjeç, nga rajoni verior i Lombardisë, vdiq javën e kaluar dhe “u ndoq” shpejt nga gruaja e tij dhe dy djemtë e tyre.

Ndryshe, Lombardia ka qenë rajoni në Itali i goditur nga kriza dhe Italia ka qenë vendi më i goditur në Evropë.

Ky vend deri më tani ka parë më shumë se 110,000 raste, vetëm pas SHBA-së, dhe të paktën 13.155 vdekje.

Alfredo, një farkëtar i mirënjohur që ua kishte kaluar zanatin e tij djemve Daniele, 54 vjeç dhe Claudio, 46 vjeç, vdiq në 27 mars.

E gjithë familja kishte raportuar se kishte përjetuar simptoma të lidhura me coronavirusin, duke përfshirë një ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Daniele dhe Claudio të dy iu nënshtruan sëmundjes në ditët në vijim dhe nëna e tyre, Angela Albergati, 77 vjeç, vdiq sot në mëngjes.

Të katër anëtarët e familjes ishin trajtuar në të njëjtin spital.

Duke folur kohët e fundit në një gazetë lokale në lidhje me ndjekjen gjurmëve të të atit, Claudio tha: “Unë ndjeva se isha një kovaç i mirë pas rreth 10 vjetësh, të paktën në nivelin e babait tim”.

“Ai më mësoi këtë profesion”.

Dhe ka qenë shoku i familjes Massimo Giovanni Fasano ai që ka dhënë një deklaratë për mediat lokale: “Ne të gjithë jemi kaq të mërzitur, është një tragjedi e vërtetë”.

“Ata ishin të gjithë aq të shëndetshëm dhe të fortë”.

Ndryshe, sipas raportimeve, shumica e njerëzve që vdiqën nga coronavirusi kanë qenë pacientë të moshuar dhe ata me kushte shëndetësore themelore, veçanërisht ndonjë që shkakton probleme të frymëmarrjes ose minojnë sistemin imunitar.

Lombardia ishte rajoni në të cilin u konfirmuan rastet e para të koronavirusit në Itali, dhe më vonë u bë zona e parë e vendit që u mbyll.

Rastet vazhduan të përshkallëzohen në zonë, dhe është raportuar për ndikimin katastrofik që numri i pacientëve ka në shërbimet shëndetësore lokale.

Mjekët kanë përshkruar se si janë të detyruar largojnë pacientët të cilët normalisht do të ishin në kujdes intensiv – në reparte pa pajisje ose staf për t’i trajtuar si duhet.

Ditët e fundit, megjithatë, është parë një rënie e mprehtë e numrit të rasteve të reja që konfirmohen në rajon.

Nga ata të infektuar në shkallë vendi që nga fillimi i pandemisë, gati 17,000 tani janë shëruar.