Një djalë 10-vjeçar ia mori vetes jetën pasi iu tha “vrit veten” nga nxënësit e këqinj të shkollës, ka bërë të ditur nëna e tij. I vogli Kevin Reese Jr, i cili ishte në klasën e pestë, thuhet se ishte cak i abuzimit të pandërprerë nga shokët mizorë në shkollën fillore Robinson në Teksas, SHBA.
Ata madje ia dërhuan një mesazh frikësues në tabletin e tij duke e inkurajuar atë që t’i jepte fund jetës dhe duke i thënë se “nuk i përkisni kësaj bote”.
Ai bëri vetëvrasje më 21 janar në dhomën e tij të gjumit. Ai u gjet i vdekur nga motra e tij 13-vjeçare.
Dhe tani prindërit e tij të shkatërruar nga dhimbja e madhe janë duke u bërë thirrje shkollave të bëjnë më shumë për të shmangur ngacmimet mizore.