Fjalë Kyçe

E dhimbshme: prindërit kinezë braktisin fëmijët në aeroport vetëm pse ishin me virus

E dhimbshme: prindërit kinezë braktisin fëmijët në aeroport vetëm pse ishin me virus

Qytetet në të gjithë Kinën kanë forcuar kontrollin e shëndetit në qendrat e transportit në një përpjekje për të frenuar shpërthimin vdekjeprurës. Të paktën 10 qytete në Kinë, me rreth 33 milion milion njerëz, janë bllokuar dy ditët e fundit pasi numri i personave të sëmurë rritet dita ditës. Koronavirusit ka vrarë 26 persona deri më tani, por ekspertët parashikojnë se numri i vërtetë i personave me këtë virus mund të jetë mbi 10.000.

Një çift kinez kanë braktisur fëmijët e tyre në një aeroport dhe janë larguar pa lënë gjurmë. Ngjarja është parë nga një blogere që ishte e pranishme dhe media lokale Yangzi Evening News shkruan se dyshja kineze janë larguar duke lënë fëmijët në aeroport.

Shkaku mësohet të jetë sëmundja e njërit prej fëmijëve, konkretisht djalit, të cilin punonjësit e aeroportit ia kishin ndaluar të ngjitej në avion pasi i kishin pikasur shenja të koronavirusit vdekjeprurës që ka pushtuar vendin.

Menjëherë pas këtij momenti dyshja janë parë të debatojnë me stafin e aeroportit dhe më pas janë larguar duke lënë fëmijët aty. Siç i shikoni, dy vogëlushët kanë mbetur të braktisur dhe pas asnjë mbikëqyrje, pa harruar edhe sëmundjen që mund t’u shkaktojë vdekjen.