Fjalë Kyçe

E humb betejën me kancerin, varroset ditën që e kishte caktuar dasmën

E humb betejën me kancerin, varroset ditën që e kishte caktuar dasmën

Një grua zemërthyer do të marrë pjesë në funeralin e partnerit të saj ditën kur do të duhej të martoheshin.

Martins Kokins, 29 vjeç, vdiq në krahët e të fejuarës Hannah Merrick javën e kaluar pasi humbi betejën kundër kancerit.

Të dashuruarit kishin planifikuar të kalonin pjesën e tyre të jetës së bashku, por Martins mori diagnozën që kishte një formë të rrallë kanceri, e cila sulmon gjëndrën e pështymës.

Në vend që të festonin ditën e tyre më të lumtur nesër Hannah do t’i thotë lamtumirë dashurisë së jetës së saj në një ceremoni morrtore në Kishën e St Giles në Ludlow, Shropshire të Britanisë së Madhe.

“Në javët e fundit gjendja e tij u përkeqësua me të vërtetë shumë,” tha Hannah, 26-vjeçare.

“Ditën që vdiq ai kishte dalë për shëtitje. Ai nuk ishte në gjendje të mirë, por vdekja e tij megjithatë na erdhi si shok.

“Ai ishte mjaft këmbëngulës dhe nuk pranoi të heqë dorë nga jeta po vendosi të luftonte deri në momentin e fundit, deri mëngjesin që ai vdiq.

“Ai u përpoq shumë për të jetuar dhe bëri më të mirën e tij. Ne kishim prenotuar datën në kishë, kështu që ne do ta përdorim atë në një mënyrë ose në një tjetër “.

Çifti punonin së bashku në Fishmore Hall në Ludlow, ku Martins i lindur në Letoni ishte drejtor gjeneral dhe person shumë i njohur në qytet. /Gazeta Alo/