Fjalë Kyçe

E jashtëzakonshme, Haaland vazhdon kontratën për 9 vjet e gjysmë

E jashtëzakonshme, Haaland vazhdon kontratën për 9 vjet e gjysmë

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka nënshkruar marrëveshje me Manchester Cityn deri në qershorin e vitit 2034, raporton gazetari i mirënjohur Fabrizio Romano.

Golashënuesi më i mirë i Premier League ka arritur një marrëveshje të jashtëzakonshme me Citizens, për ta zgjatur bashkëpunimin edhe për nëntë vjet të tjera.

Ai do të nënshkruajë kontratë për 9.5 vite, derisa paga e tij do të jetë më e madhja ndonjëherë në historinë e “Citizens”.

Me kontratën aktuale, Haaland përfitonte rreth 19 milionë euro në vit, ndërsa me marrrëveshjen e re, ai do të përfitojë më shumë se 25 milionë euro për një sezon.