Edukatorja, emri i të cilës nuk është bërë publik, është vënë në pranga.
Të paktën 23 fëmijë në një kopsht në Kinën qendrore kanë përfunduar në spital pasi u helmuan nga edukatorja e tyre.
Thuhet se edukatorja i helmoi fëmijët si formë hakmarrjeje ndaj një kolegeje të saj.
Ajo kishte hedhur në ushqimin e nxënësve të saj nitrat potasiumi, një përbërës që përdoret kryesisht si ruajtës për mishin e proceduar.
Pas helmimit të ushqimit, fëmijët në kopshtin Meng Meng u dërguan në spital me të vjella dhe marrje mendsh.
Edukatorja, emri i të cilës nuk është bërë publik, është vënë në pranga.
Në pamjet e postuara në rrjetet sociale duken mjekët dhe infermieret ndërsa trajtojnë nxënësit e vegjël të shtruar në një spital lokal.