Kjo video dramatike tregon momentin kur një i ri i vë zjarrin të gjithë banesës së ish të dashurës si shenjë hakmarrje.
Ngjarja ka ndodhur në Britani të Madhe.
Jack Robinson zbrazi një bidon tërë me benzinë në hyrje të ndërtesës dhe pastaj vrapoi duke nisur një zjarr masiv.
“Po të pret ajo çfarë e meriton”, i kishte shkruar ai të dashurës para se të vinte zjarrin.
25 vjeçari megjithatë dështoi pasi që zjarri u shua vetë, por përsëri ai përballet me një akuzë për dëme kriminale dhe rrezikim i publikut. Kështu ai mund të burgoset për 12 vjet.