Fjalë Kyçe

E moshuara vdes pasi shkeli në një qese najloni në dyqan

E moshuara vdes pasi shkeli në një qese najloni në dyqan

Një gjyshe 83 vjeçare vdiq pasi rrëshqiti në një qese najloni në një dyqan në Poundland dhe e përplasi kokën në dysheme.

Mary Martin, 83 vjeçare, shkeli në qese brenda në dyqan dhe u rrëzua, duke rënë me fytyrë për tokë, derisa bëhet e ditur se e moshuara vdiq 12 orë pas incidentit.

Të afërmit kanë deklaruar se dyqani i ka “duart e lyera në gjak”, pas incidentit i cili ndodhi më 15 shtator dhe familja po planifikon ta padit atë.

83-vjeçarja nga Kenti kishte blerë disa xhemperë në dyqanin Queenborough bashkë me vajzën dhe dhëndrin e saj.

Vajza Julie Dines, 57 vjeçare, tha: “Unë jam i shqetësuar gjatë gjithë kohës dhe nuk mund më hiqet nga mendja se po të mos ishte për atë qese, nëna do të ishte ende gjallë me neve.

“Kur shkon në një vend blerjesh nuk pret që të ketë një aksident që ju kushton jetën tuaj, por kjo është ajo që i ndodhi mamit”. /Gazeta Alo/