Fjalë Kyçe

E parkoi dhe u fut në një restorant – por furgoni “nuk e priti” shoferin, përfundoi në lumë

E parkoi dhe u fut në një restorant – por furgoni “nuk e priti” shoferin, përfundoi në lumë

Një shofer, megjithëse ka vrapuar për të ndaluar furgonin e tij, nuk ia ka arritur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një furgon që bartte peshk, derisa rrokulliset drejt një “humnere”.

Pamjet thuhet se janë bërë në fshatin Pontyclun, Uellsi i Jugut.

Siç edhe mund të shihet, furgoni fillimisht gjendej i parkuar prapa një restoranti teksa shoferi përfundonte porosinë në restorant.

Megjithatë, derisa shoferi po kryente punët e tij në restorant, furgoni fillon të lëvizë – duke përfunduar nën atë që supozohet në një lumë.

Dhe pas postimit të pamjeve në rrjetet sociale, nuk kanë munguar.

“Duket sikur ata donin të ktheheshin në lumë”, ka qenë një nga komentet.

Ndërsa një tjetër shkruante: “Si do të arsyetohej para shefit të tij?”

Gjithsesi, kompania ka thënë se me gjasë bëhej fjalë për një dështim të frenit të dorës dhe se për të me rëndësi është që askush nuk u lëndua nga ky aksident.