Fjalë Kyçe

E parkoj veturën në trotuar, gjobitet shoferi në Ferizaj

E parkoj veturën në trotuar, gjobitet shoferi në Ferizaj

Policia e Njësisë Rajonale të Komunakacionit Rrugor ka marr veprimet e nevojshme dhe ka identifikuar shoferin që me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt në trotuar në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi’’ në Ferizaj.

Kjo informatë me foto u dërgua nga një qyetatar në adresën e policisë rajonale.

Në lidhje me këtë policia, e foti shoferin me inicialet D.D (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët si nē këtë rast dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.