Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka uruar homologun e tij grek, Alexis Tsipras për votimin e sotëm të Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë.
” Urime mikun tim Alexis Tsipras, së bashku me popujt tanë kemi arritur një fitore historike. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, qofshin të përhershme paqja dhe progresi në Ballkan dhe Evropë”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Kjo marrëveshje ka të bëjë ndryshimin e emrin të Maqedonisë në Maqedoni Veriore.
Ndryshimi i emrit të Maqedonisë vjen pas 27 vitesh të refuzimit të emrit nga ana e Greqisë.