Fjalë Kyçe

“E pritshme që sulmin në Moskë Putin ta lidhte me Ukrainën”, ironizon Zelenky: Terroristët që vdiqën duke na pushtuar ne, mund t’ju mbronin

“E pritshme që sulmin në Moskë Putin ta lidhte me Ukrainën”, ironizon Zelenky: Terroristët që vdiqën duke na pushtuar ne, mund t’ju mbronin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka qenë e pritshme që presidenti rus Vladimir Putin ta lidhë sulmin në Moskë me Ukrainën.

Në një videomesazh me të cilin ai i drejtohet kombit thuajse çdo mbrëmje që nga nisja e sulmeve ruse, Zelensky ka thënë se ka qenë absolutisht e parashikueshme që Putini të presë një ditë pas sulmit për të gjetur një lidhje me Ukrainën për masakrën.

Ai ka ironizuar duke thënë se ata terroristë, siç ka quajtuar ai ushtarët rusë të vrarë në Ukrainë, do të ishin në Atdhe, do të mund të mbronin Rusinë nga sulme të tilla.