Fjalë Kyçe

E rëndë në Greqi, 51-vjeçari përdhunon për 4 vite dy nipërit dhe mbesën e mitur, aktin e filmoi

E rëndë në Greqi, 51-vjeçari përdhunon për 4 vite dy nipërit dhe mbesën e mitur, aktin e filmoi

SELANIK- Për katër vite të tëra, nga 2009 deri në 2013 , një 51-vjeçar në Greqi, përmbushi orekset e tij të sëmura, me dy nipërit dhe mbesën e tij të mitur.

Mankthi i fëmijëve filloi në vitin 2009. Të abuzuarit janë dy vëllezër dhe kushërira e tyre, prindërit e të cilëve i lanë tek gjyshërit që jetonin në Selanikun lindor, në mënyrë që të shkonin në punë.

Aty jetonte edhe xhaxhai 51-vjeçar i fëmijëve, i cili sa herë që të gjithë ishin larg shtëpisë gjente rastin dhe përdhunonte fëmijët e mitur. Si të mos mjaftonte kjo, ai filmonte veprimet e tij të sëmura! Në atë kohë, fëmijët ishin respektivisht vetëm 3, 5 dhe 6 vjeç!

Një nga fëmijët, një djalë, 18 vjeç sot, denoncoi të gjithë tmerrin që përjetoi nga xhaxhai i tij dhe kështu, kundër 51-vjeçarit, u ngrit një çështje nga punonjësit e policisë të Departamentit të Mbrojtjes së të Miturve për marrëdhënie seksuale me të mitur, pornografi për fëmijë, akte seksuale me të mitur, abuzim me të miturit dhe cenim i dinjitetit seksual.

Konkretisht, sipas denoncimeve përkatëse të 18-vjeçarit, periudha e lartpërmendur nga viti 2009 deri në 2013, në një apartament ku ai jeton në Selanikun lindor, kryente vazhdimisht akte seksuale ndaj tre fëmijëve duke I joshur me shpërblime të ndryshme materiale. Përveç kësaj, ai disa herë i filmoi aktet seksuale me celularin e tij.

51-vjeçari pranoi tek autoritetet veprimet e tij dhe procedurat ligjore pritet të ndiqen tani e tutje. /abcnews.al/