Fjalë Kyçe

E rëndë/ Vret dy vajzat binjake 7-vjeçare e më pas veten, raportohet se nëna kishte probleme për kujdestarinë

E rëndë/ Vret dy vajzat binjake 7-vjeçare e më pas veten, raportohet se nëna kishte probleme për kujdestarinë

ShBA-ja është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Në Uashington, një nënë ka varë për vdekje dy vajzat e saj binjake të moshës 7 vjeçe, teksa ato flinin, e pas krimit makabër ajo ka varë dhe veten. Gjatë kontrollit në shtëpi, policia zbuloi trupat e 55-vjeçares, Michele Boudreau Degan dhe vajzave të saj.

Dyshimet paraprake thonë se Deegan është përfshirë në një mosmarrëveshje kujdestarie mbi fëmijët, që besohet të jetë motivi kryesor i vrasjes.

Miqtë e 55-vjeçares kanë thënë se ajo i adhuronte fëmijët e saj, por sipas tyre kohët e fundit ajo vuante nga sëmundje të shëndetit mendor.