Një burrë po akuzohet se ka vënë në rrezik jetën e një fëmije, pasi është filmuar duke e luhatur me shpejtësi të madhe vajzën e vogël në ballkonin e apartamentit në katin e tetë.
Videoja e filmuar në Porto Riko, shfaq një burrë duke e shtyrë me shpejtësi të madhe vajzën që ishte në luhatëse, pa ndonjë pajisje mbrojtëse përpara – ku i dilte trupi jashtë tarracës në një lartësi prej mbi 25 metrave, transmeton Telegrafi.
Videoja 12 sekondëshe është postuar në Twitter nga Jonathan Padilla si dhe në Reddit, ku të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin janë rrëqethur nga frika.
Autori i videos që me profesion është gazetar i Mexican Herald, thotë se pamjet janë filmuar më 16 maj në Puerto Riko, ku qytetarët janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre si pasojë e coronavirusit.