Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinion publik në Itali.
E themi këtë pasi një nënë në Raguza detyronte vajzën e saj të kryente marrëdhënie me meshkuj mosha e të cilëve ishte nga 30 vjeç deri në 90 vjeç.
Mediat italiane raportojnë se nëna e detyronte vajzën e saj 13-vjeçare të prostituonte në këmbim të parave apo përfitimeve të tjera.
Nëna në fjalë shpesh nuk kishte, ku të flinte dhe e ofronte vajzën e saj në këmbim të parave, verës, birrës, cigareve ose qoftë edhe për të bërë një një dush.
Po ashtu e ditur bëhet se vajza me ndihmën e një psikologu tregoi gjithçka që i kishte ndodhur.
Ajo ka thënë se as nuk i mban inat nënës së saj dhe as që e urren.
Mediat italiane kanë shkruar edhe se ka arrestuar katër klientë të vajzës së mitur.