Eduardo-s, djalit 12-vjeçar i duhej të jetonte në Florida me motrën, babanë dhe njerkën e tij dhe të shkonte në shkollë. Por, mesa duket gjatë gjithë kësaj kohe ai ka qenë duke u keqtrajtuar në mënyrë ç’njerëzore nga njerka dhe babai i tij.
12-vjeçari u shpall i vd ekur në një spital në Indiana, më 24 maj, duke treguar shenja të ab uzimit të zgjatur, neglizhimit dhe urisë, sipas të dhënave të gjykatës.
Babai i tij, Luis May, 32 vjeç dhe njerka, Dayana Medina-Flores, 25 vjeç, u arrestuan dhe u akuzuan për vr asje, neglizhencë dhe kufizime penale ndaj të miturit. Zyrtarët thonë se çifti vrau ngadalë 12-vjeçarin duke e lënë të lidhur me zinxhirë dhe qafore qeni, të pangrënë në një banjo të motelit ku ato po jetonin.
Nëna e Eduardos, Aurea Garcia, i tha CNN se nuk e dinte që djali i saj kishte ikur nga shteti i Floridës.
Vdekja e Eduardit është klasifikuar si një vr asje nga një patolog mjekoligjor. Shkaku i ndërlikimeve nga uria dhe kequshqyerja me mungesën e kujdesit mjekësor.
Stafi i spitalit vuri në dukje se Eduardo ishte i amo rtizuar rëndë dhe kishte plagë dhe ulcerat në të gjithë trupin e tij, sipas të dhënave të gjykatës.
Njerka tha se më 23 maj Eduardo u sëmur, ishte shumë i dobët dhe nuk pranonte të ushqehej. Djali ishte i pavetëdijshëm kur mbërriti në spital dhe u shpall i vd ekur vetëm pas pak.
Tre fëmijë të tjerë, një vajzë 9-vjeçare, një djalë 5-vjeçar dhe një djalë 2-vjeçar janë vendosur në kujdesin e Shërbimeve të Mbrojtjes Fëmijëve.
Pas vdekjes së Eduardos, hetuesit gjetën edhe zinxhirë, kordone, p ranga, një qafore të qenve, një kuti të shokut elektrik në dy shtretërit në dhomën e motelit.
Medina-Flores pranoi te hetuesit se Eduardo ishte rr ahur nga burri i saj me rrip dhe pranon abuzimet ndaj të miturit. Babai kishte përdorur edhe kutinë elektronike të qenve për të shokuar Eduardon, tha Medina-Flores.