Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Fëmijët e birësuar i mbajtën për vite në bodrum, arrestohet çifti

E tmerrshme: Fëmijët e birësuar i mbajtën për vite në bodrum, arrestohet çifti

Një çift nga Tenesi ka mohuar akuzat në gjyq se janë fajtorë për vrasjen dhe keqtrajtimin e fëmijëve që i kishin adoptuar.

Siç raporton Reuters, mbi Michael Gray, 63-vjeç dhe Sherley Gray, 60, rëndojnë mbi 42 pika të aktakuzës.

Ata akuzohen për vdekjen e vajzës, gjymtyrët e të cilës janë gjetur në pronën e tyre, kurse fëmijët tjerë që i kishin adoptuar i kishin keqtrajtuar.

Dyshja janë arrestuar në maj pasi që një djalë është vërejtur duke shëtitur i vetmuar në një rrugë.

E kalimtari i rastit i kishte telefonuar policisë që menjëherë ishte shfaqur në vendin e ngjarjes, ndërkaq “prindërit” e tyre e kishin pranuar se gjymtyrët e vajzës së vogël i kishin varrosur në stallë, derisa djalin tjetër 15-vjeç e kishin mbyllur në bodrum për më shumë se katër vite.

Dy fëmijët e kishin kaluar një kohë të caktuar në shtëpizën e qenit, e asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar në shkollë, dhe dukeshin sikur të “kishin dalë nga “shpella”, thuhet në dokumentet e gjyqit.