Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Gruaja e mbyt të birin 11 vjeçar, luante në telefon në orët e vona të natës

E tmerrshme: Gruaja e mbyt të birin 11 vjeçar, luante në telefon në orët e vona të natës

Një grua në Brazil e ka mbytur të birin 11 vjeç duke e shtrënguar në fyt me litar për varjen e rrobave pasi djaloshi luante në telefon deri në orët e vona të natës.

Policia braziliane e ka akuzuar Aleksandra Dougokenskin për vrasjen e të birit pasi ajo vetë rrëfeu për krimin e tmerrshëm që e ka kryer, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Mbytja e fëmijës ndodhi vetëm disa javë pasi ai e kishte shkruar një poezi me të cilën tregonte sa shumë e donte nënën e vet.

Në tekstin kushtuar nënës, djaloshi e falënderoi njeriun që e lindi për kujdesin ndaj tij dhe vëllait dhe tha se buzëqeshja e saj do të thoshte gjithçka për të.

Gruaja 33-vjeçare fillimisht kishte deklaruar se fëmija është larguar nga shtëpia pas një zënke për sjelljen e tij.

Hetuesit filluan ta kërkonin trupin e djalit në një mal afër shtëpisë së tij me ndihmën e të afërmve dhe qenve nuhatës.

Kur përpjekjet për gjetjen e djaloshit dështuan, nëna e tij e tregoi ngjarjen e vërtetë, duke thënë se nuk mund të jetojë më me këtë gënjeshtër.

Dhjetë ditë pas zhdukjes së fëmijës, nëna e tij tregoi se trupin ia kishte vendosur në një pako në garazhin e një fqinji.