Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Lëpiu guaskën e tualetit publik, preket nga koronavirusi

E tmerrshme: Lëpiu guaskën e tualetit publik, preket nga koronavirusi

Një djalë i ri nga Kalifornia i cili ishte përgjigjur pozitivisht sfidës së njohur si “coronavirus challenge”, e cila e detyronte atë ta lëpinte guaskën e tualetit publik.

Por, ende pa kaluar disa ditë pas publikimit të videos, raportohet se ai është prekur nga COVID-19.

I riu i njohur me nofkën si Larz, kishte postuar fotografinë e tij të shtrirë në një spital. E tëra kjo pasi kishte lëpirë guaskën e cila me sa duket ishte e infektuar, transmeton Telegrafi.

“Kam rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit”, kishte shkruar 21-vjeçari nga Beverly Hills përbri fotografisë së publikuar e cila më pas i është shlyer.