Një nënë në Amerikë ka pranuar që një burrë të përdhunojë vajzën e saj 15 vjeçare, në këmbim të parave!
Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, lejoi që William Hopper 53 vjeç, milioner dhe pronari i një jahti nga Mathews Country i SHBA-ve, të përdhunojë vajzën e saj, madje ajo lejoi që ai të realizonte dhe foto gjatë aktit, në këmbim të një shume të konsiderueshme parash.
Menjëherë pasi u njoh me ngjarjen, policia ka bërë të mundur arrestimin e William dhe nënës së të miturës. Por burri i mohon akuzat dhe pretendon se në gjithë këtë ngjarje është thjeshtë një viktimë. Ndërkaq dëshmia e vajzës nuk është marrë nga gjykata, pasi e mitura ndodhet në gjendje të renduar psikologjike, shkruajnë mediat e huaja.
Hooper dhe nëna e vajzës akuzohen për trafikim njerëzor dhe priten të marrin një dënim përfundimtar në 30 mars, të muajit të ardhshëm. Nga krahu tjetër, policia ka sekuestruar jahtin luksoz të 53 vjeçarit si provë materiale, pasi në mjetin lundrues besohet se janë kryer aktet e turpshme.