Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Nëna monstër vrau dy fëmijët e saj, thotë se do të vriste edhe të tjerët

E tmerrshme: Nëna monstër vrau dy fëmijët e saj, thotë se do të vriste edhe të tjerët

Gjykata e Anglisë ka dënuar me burgim të përjetshëm një nënë, e cila akuzohet për vrasjen e dy fëmijëve të saj në maj të këtij viti.

Sarah Barras pranoi krimin në seancën gjyqësore për vrasjen e dy fëmijëve të saj si dhe kishte planifikuar dhe vrasjen e katër fëmijëve të tjerë.

Sëbashku me Sarah ishte dënuar dhe një pjesëtar i familjes së saj për moskallëzim të krimit. Vendimi do të hyjë në fuqi në 12 nëntor të këtij viti. Gjatë seancës gjyqësore nuk u dha detaje mbi vrasjen e vëllezërve në maj.

Sipas asaj që raporton The Sun të dy fëmijët u vranë nga nëna e tyre. Mëngjesin e ngjarjes njëri prej tyre i dërgoi mesazh një shoku të tij se nuk do të shkonin në shkollë përpara se të gjendeshin të vdekur në shtëpinë e tyre në Sheffield.

Tristan 13 vjeç dhe Blake 14 vjeç u përcollën për në banesën e fundit me një ceremoni emocionale të shoqëruar me 300 motorë dhe 2 Lamborghini.