Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Refuzoi takimin, burri sulmon me acid një grua dhe vajzën e saj 5 vjeç duke u shkaktuar djegje të rënda

E tmerrshme: Refuzoi takimin, burri sulmon me acid një grua dhe vajzën e saj 5 vjeç duke u shkaktuar djegje të rënda

Një mashkull ka hedhur acid mbi një grua dhe vajzen e saj 5 vjeç, pasi ajo refuzoi ta takonte atë.

Hetuesit në Katalonia të Spanjes, besojnë se dyshja u spërkatë me sodë akustike, një produkt shumë korroziv.

“Ai hodhi mbi ne një shishe acid dhe na dogji të gjallë, vajzen dhe mua”, tha 35 vjeçarja, e njohur si Ana Mari.

“Tani nuk mund të shoh me këtë sy, pasi që ai më dogji kokën dhe trupin”, shtoi tutje ajo, shkruan Daily Mail- transmeton IndeksOnline.

Sulmi brutal ndodhi në shtëpinë e saj në qytetin Sant Feliu de Guíxols, në Spanjën veri-lindore.

Duke folur për tmerrin që përjetoi, Ana shpërtheu në lot ndërsa kujtoi se sulmuesi i saj i dyshuar po hidhte gurë në dritaren e saj në orën gjashtë të mëngjesit.

Rrëmbyesi tashmë ishte raportuar në polici disa herë, pasi nëna u përpoq të mbrojë veten dhe dy vajzat e saj, në moshën pesë dhe dy vjeç.

“Prindërit e mi kishin ardhur për të kaluar fundjavën me ne, dhe ata ishin shumë të frikësuar. Unë u thashë të largoheshin. Unë kisha zbritur për të debatuar me të, por nuk e dija se ai kishte ndonjë gjë për të më sulmuar, nuk e dija përndryshe nuk do të kisha zbritur”.

Ana kërceu mbi trupin e 2 vjeçares për të mbrojtur nga acidi.

Gruaja pësoi djegie shumë të rënda të fytyrës, në buzët, mishrat e dhëmbëve dhe syrin e djathtë.

Vajza e saj ka qenë duke marrë trajtim për djegie në buzët e saj, një sy dhe dorën e djathtë.