Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Xhirohet i riu derisa rrah plakun në shtëpinë e pleqve

E tmerrshme: Xhirohet i riu derisa rrah plakun në shtëpinë e pleqve

Autoritetet e rendit kanë arrestuar një person për rrahjen e një plakut në shtëpinë e pleqve në Detroit të shtetit të Michigan në SHBA. Xhirimi i tmerrshëm i incidentit është përhapur në internet dhe është parë nga miliona njerëz.

Policia e Detroit me një komunikatë ka njoftuar se kanë dërguar në mbajtje një mashkull 20 vjeç në lidhje me varg sulmesh të dhunshme në një institucion kujdesi në Detroit ka njoftuar The Detroit News.

Një xhirim i postuar në rrjete sociale dhe i shpërndarë disa herë nga qytetarë të shqetësuar të një incidenti që supozohet se ka ndodhur me 15 maj. Policia ka njoftuar se viktima mashkull 75 vjeç dhe i dyshuari janë pacientë në një shtëpi kujdesi në Detroit. Policia e Detroit njoftoi se institucioni nuk ishin në dijeni të sulmit derisa sa nuk kanë parë xhirimin. Ata shtuan se ende po hetojnë këtë aspekt të incidentit.

Guvernatorja e Shtetit të Michigan, Gretchen Whitmer, e njohur për kundërshtimin e presidentit amerikan Donald Trump, po përballet me kritika për shkak të politikave dhe masave të vendosura gjatë pandemisë së Covid-19 në shtetin që udhëheq. Njejtë sikur Guvernatori i shtetit të New York, Andrew Cuomo, rreth vendimeve të tyre të lejimit të pranimit të pacientëve me koronavirus në shtëpitë e pleqve.

Gretchen Whitmer dhe Andrew Cuomo vijnë nga radhët e demokratëve dhe vendimet e tyre kontroverse kanë kapërcyer tani edhe në garën zgjedhore. Whitmer është akuzuar se në pakot e ndihmave ka dhuruar para të taksapaguesve drejt organizatave të lidhura me partinë të cilës i takon. Guvernatorja Whitmer përflitet tani edhe si kandidate e mundshme për zëvendës presidente nga radhët e demokratëve, me Joe Biden, si kandidatin më të mundshëm të tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=yQKjlIDwHcs&feature=emb_title